VIDEO/ Liverpool kalon në avantazh në “Etihad”, Salah shënon gol fantastik

Liverpool ka kaluar në avantazh në minutën e 17-të ndaj Manchester City.


Në një aksion të ndërtuar që nga prapavija, lojtarët e Klopp u treguan mjaft të qetë duke qarkulluar topin dhe duke e çuar përpara në vijën e sulmit.

Një top i mrekullueshëm nga mbrojtja ka përfunduar në këmbët e Diogo Jota, ku portugezi e ka lënë më pas për Salah i cili dërgoi topin në rrjetë.