Vetëm Mickoski, Kasami, Besa dhe VMRO nuk ju gëzuan vendosjes së gurrthemelit të Korridorit 8!

Sot gjithë vendi vlonte nga mesazhet pozitive që dhanë krerët shtetërorë nga solemniteti i fillimit të ndërtimit të Korridorit 8, por vetëm nikoqiri ku ndodhi kjo ngjarje e shumëpritur, mungoi.


Bilall Kasami, kryetari i Tetovës nuk e pa të rrugës të ishte i pranishëm aty ku ishte sot Ahmeti, Taravari, Grubi, Kovaçevski si dhe ambasadorja amerikane, Aggeler.

Dikush ndoshta dhe do të thoshte, me të drejtë ka munguar, sepse nuk shkohet në dasmë i paftuar por Kasami bashkë me deputetët e tij dhe ata të VMRO vendosën që të bojkotojnë këtë ngjarje madhore edhe përkundër ftesë së dërguar.

Përveç se ka injoruar këtë ngjarje të madhe që i tejkalon të gjitha dallimet politike dhe është në interes të vendit dhe rajonit, siç u tha nga folësit e solemnitetit, Kasami, ose më saktë, partia e tij, u rreshtua bashkë me liderin e VMRO-së, që të merret me dyshimet rreth projektit, një kontestim aprirori dhe të pabazë.

Mickovski kaherë e ka ndërtuar narrativin e tij, dhe nuk tha gjë të re. Ai ka pritur, në vend të fillimit të punëve, me Korridorin 8 të merret Prokuroria. Lëvizja Besa harxhoi shumë më shumë letër për të kontestuar përmes një komunikate.

Sot në manifestim nuk ishte kreu i Lëvizjes Besa e njëherit edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kordinatori i grupit parlamentar i VMRO Nikola Micevski si dhe deputetë të Lëvizjes Besa dhe VMRO nga zonja e 6 zgjedhore.