Pas skandalit me neurokirurgët që nuk rrinin në ndërrimin e natës e që raportoi portali TS për herë të par pas 15 viteve e më pas me anesteziologun e TikTokit do të ketë ndryshime në drejtorinë që udhëheq BDI-ja.
Siç mëson TS, Drejtori teknik apo ekonomik, Armend Fazliu do të largohet ku në vend të tij do të vijë Blerim Osmani kuadër i BDI-së, dega Tetovë.


Nuk dihet nëse është shkarkuar, apo është larguar vet Fazliu, megjithatë skandalet e fundit në Spitalin e Tetovës duhej përgjegjësi politike, institucionale dhe në fund pse jo edhe morale.

Ndryshe nisma e portalit TS, “Raporto edhe TI” do të vazhdojë të bashkëpunojë me qytetarët për të denoncuar çdo keqpërdorim në spitalet shtetërore, gjyqe, shkolla, komuna dhe çdo institucion për të vetmin qëllim për të mbrojtur edhe qytetarët por edhe institucionet. /TS/