“S’bashkëpunoj me non grata”, kandidatja e PD-së i përgjigjet Berishës: S’ka presion që më tërheq nga gara

Kandiatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka thënë se ajo është kandidate e Tom Doshit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Drini deklaroi se nuk bashkëpunon me persona të shapllur “non grata”, duke iu referuar Berishës.

Drini shtoi ndër të tjera, se nuk ka presion që e tërheq nga gara për Bashkinë e Vaut të Dejës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Zoti NONGRATA. Pavarësisht furisë së pritshme të sulmeve të paimagjinueshme ndaj meje, po të sqaroj:

Unë jam Klomentina DRINI. Jam PRO AMERIKANE. Jam PRO EUROPIANE . Jam PRO MBRETËRISË Nuk bashkëpunoj me persona NONGRATA. Koha dhe veprat e kanë vërtetu qëndrimin tim ! Unë jam historikisht me Partinë Demokratike !

Partia Demokratike , nuk është një parti Kryetari që qon ujë në mulli të Ilir Metës, por një PD vlerash, e hapur për të gjithë ata që ndajnë të njëjtat ide dhe parime të djathta, me orientim qartësisht të fortë pro amerikan, pro perëndimor, me një program modern, vizion e thjeshtësi duke përfshirë në rradhët e veta gjithkënd që ndan të njëjtat interesa dhe filozofi politike.

Theksoj se pjesmarrja ime në garë elektorale është e vendosur dhe ska bashkëpunim apo presion që më kthen pas ! Do të përfaqësoj me dinjitet vlerat e Partisë Demokratike dhe të gjithë Demokratëve në Bashkinë Vau Dejës. Demokratët e kan vendin në Shtëpinë e tyrë, në Partinë Demokratike!”, shkroi Drini në Facebook.

Një ditë më parë, nga Vau i Dejës, Berisha e konsideroi kandidaten e PD si kandidate të Tom Doshit duke u bërë edhe ajo sipas tij, patericë e Edi Ramës.

“Dua t’i them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin. Është e pafalshme në një moment historik për vendin, në një moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës, që të bëhet një patericë e atij regjimi që po shkreton Shqipërinë çdo ditë.” u shpreh Berisha.