Kapet shkupjani në Tabanovcë me 1000 lloje të ndryshme monedhash

Me datë 31.03.2023 në ora 14:30 në stacionin policor në Tabanovcë, me të hyrë në shtet, zyrtarët policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri – Stacioni Policor Tabanovcë, kanë ndaluar S.J.(51) nga Shkupi informon Tetovasot.
Gjatë kontrollit shtesë ndaj personit, të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuat 1120 copë monedha të ndryshme. Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka sqaruar se monedhat i janë dërguar me ngarkesë, sipas marrëveshjes së mëparshme me persona në Republikën e Serbisë, prej nga ka shkuar për t’i marrë.


Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë në Stacionin Policor Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë me parashtresë./TS/