Mësuesja fetare lë punën: Zoti më tha të hapja OnlyFans

Një 38-vjeçare amerikane ka marrë vëmendjen e medieve vendase dhe jo vetëm për deklaratën e saj të pazakontë. Courtney Tillia që dikur punonte si mësuese në një shkollë katolike pretendon se Zoti i tha të hiqte dorë nga karriera e saj në shkollë për të filluar një punë tjetër duke publikuar foto dhe video në OnlyFans.


Në intervistat e saj ajo këmbëngul se ishte pikërisht Zoti q ëi tha të ndryshonte karrierën e saj për diçka pak më seksi. Tillia nga Los Anxhelosi pretendon se nuk e dinte se cili ishte “qëllimi i jetës së saj ose si ajo mund të ndihmonte të tjerët”. Megjithatë, shpejt ajo thotë se ndjeu një mesazh nga Zoti, për të ndihmuar në çlirimin e grave nga “turpi seksual”.

“Mesazhi i Zotit ka qenë shumë i qartë: “Unë jam këtu për të qenë një pornostare. Kjo është mënyra ime për të shërbyer” – tha ajo.

Ajo ka tashmë mbi 18 mijë abonentë. Pretendon se ka një pagë mujore nga 20 mijë në 100 mijë dollarë. Ajo beson se puna e seksit është “e unifikuar me Zotin” dhe e përshkruan aktivitetin e saj në OnlyFans si “të shenjtë”.

“Po u tregoj të tjerëve se kënaqësia dhe shprehja jonë seksuale – madje edhe në pornografi dhe punë seksuale – nuk kanë për qëllim të kundërshtojnë Zotin ose të ekzistojnë veçmas nga Zoti. Ato janë të bashkuara me Zotin dhe janë të shenjta. Unë po e jetoj jetën time si një shembull i të qenit plotësisht e hapur dhe e shprehur në mënyrë të pafalshme: jo kundër Zotit, por plotësisht me Zotin” – tha ajo.
Tillia pretendon se ndihet më e lidhur me Zotin dhe fenë e saj se kurrë më parë.

“Nuk kam nevojë për një organizatë apo institucion që të më thotë se kush është Zoti apo si të vazhdoj marrëdhënien time me Zotin” – tha ajo.

Tillia është një nga gratë e shumta që fiton para duke shitur përmbajtje erotike në internet. Një stiliste 29-vjeçare la punën e saj pasi zbuloi se ajo mund të grumbullonte shuma të mëdha parash duke u zhveshur në kamera për të huajt ndërsa ishte duke kryer punë në makinën e saj. Ajo la punën e saj si parukiere dhe tani fiton më shumë se 93 mijë dollarë duke ndërvepruar me përdoruesit nga hapësirat publike si supermarketet. /LAPSI.al/