Ka filluar mbledhja ne BDI ku do te diskutohet vetëm per nje pik të rendit të ditës.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë ka filluar konsultimet brendapartiake për shkarkimin e anëtareve te “Grupit të Zjarrit” nga organet e partisë.
Dje Ahmeti ka takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por pa prezencën e Musa Xhaferit i cili është edhe Kryetar i KM në BDI. Në këtë takim Ahmeti ka dëgjuar për shkeljet statutore që kanë bërë “të pakënaqurit” brenda partisë, raporton TS.
Vet Ahmeti ka deklaruar se veprimet e anëtarëve të grupit kanë tejkaluar vijat e kuqe dhe se bëhet fjalë për veprime që shkelin statutin e partisë, bile ka përmendur se ose ata (duke aluduar për “Grupin e Zjarrit” të vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së ose ai vet (Ahmeti) të shkojë në shtëpi. Ahmeti gjithashtu ka përmendur se në rast se “Grupi i Zjarrit” kërkojnë falje publike, në atë rast do mendohet për veprimet e mëtutjeshme, përcjell TS. Në opinion përflitet qe Grupi i Zjarrit mund të largohet dhe të hapin parti të re, por ky informacion ende nuk është konfirmuar nga Grupi i Zjarrit. Gjithçcka do të mësohet sot pas mbedhjes e cila pritet të jetë mbledhja me e nxehte.
Por sot para mbledhjes, Izet Mexhiti u shpreh se ditë më parë ka pasur shkarkime nga “Grupi i Zjarrit” që nuk përemendi emra, por siç mësohet është shkarkuar Musa Xhaferi.
Mexhiti gjithshtu nuk potencoi nëse sot do të jetë dita e fundit e tij që shkel në dyertë e BDI-së.
Nga ana tjetër Bujar Osmani u shpreh se në BDI nuk ka përçarje dhe nuk do të ketë, por do të diskutohen disa çështje të ngritura nga anëtarët e paknaqur të kryeisisë./TS/