Zjarri “kaplon” pyjet në Spanjë, evakuohen qindra persona

Të paktën 250 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarrit të madh pyjor i cili ka shpërthyer mes qyteteve Castellon dhe Teruel në lindje të Spanjës.

Njësia e Situatave Emergjente Ushtarake, Qendra Kombëtare për Monitorimin dhe Koordinimin e Situatave të Emergjencave kanë dhënë alarmin e “nivelit të lartë të rrezikshmërisë” për zjarrin pyjor në afërsi të qytezës Villanueva de Viver në Castellon dhe i cili është përhapur me shpejtësi.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se 15 avionë po punojnë në kuadër të punimeve për të ndërhyrë kundër zjarrit i cili deri më tani ka prekur mbi 1.000 hektarë dhe se për shkak të zjarrit janë evakuuar 250 persona nga shtëpitë e tyre në disa vendbanime mes qyteteve Castellon dhe Teruel.

Më tej thuhet se për të vendosur nën kontroll zjarrin janë mobilizuar një numër i madh i zjarrfikësve dhe personelit ushtarak. Në vitin 2022, Spanja kaloi një prej viteve më të këqija në historinë e saj lidhur me zjarret pyjore, ku gjithsej u dogjën mbi 310 mijë hektarë.