Zelensky sfidues në Kherson, Presidenti inspekton rindërtimin

Një shfaqje e forcës dhe sfidës në Kherson. Vizita e presidentit Volodymyr Zelensky në qytetin e rimarrë nën kontroll ishte ndalesa e tij e tretë në turin dyditor në zonat e shkatërruara nga agresioni rus.


Pas vizitave në Kharkiv dhe Donjeck të mërkurën, kreu i shtetit inspektoi punimet për rindërtimin në Kherson, të cilin trupat ukrainase ua morën atyre ruse në nëntor.

Luftimet janë intensifikuar në javët e fundit përgjatë vijës së frontit dhe viktimat nga të dyja palët kanë qenë të shumta.

Përpjekje të shtuara po aplikohen në terren për evakuimin e ukrainasve të plagosur, me një grup vullnetarësh që po luan një rol kyç.

“Ky projekt është vërtet i rëndësishëm pasi ndihmon në aspektin ekonomik të burimeve, sepse ne mund të transportojmë 6 të plagosur rëndë ose lehtë. Nëse marrim linjën qeveritare të ambulancave, atëherë mund të transportojmë vetëm një person”, tha Kateryna Seliverstova, mjeke vullnetare.

Me luftimet që kanë gjasa të intensifikohen në muajt e ardhshëm, operacionet e vullnetarëve mund të shënojnë diferencën mes jetës dhe vdekjes për shumë ukrainas të lënduar në betejë.