Xi dhe Putin bëhen bashkë për të fajësuar NATO-n për sulmin rus mbi Ukrainë

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka bërë thirrje për “bisedime paqeje” dhe “dialog të përgjegjshëm” mbi Ukrainën në një deklaratë të përbashkët me homologun e tij rus Vladimir Putin – por, ai gjithashtu kritikoi sanksionet, fajësoi zgjerimin e NATO-s për konfliktin dhe nuk bëri asnjë ofertë për të tërhequr forcat pushtuese.


E publikuar në ditën e dytë të vizitës shtetërore të Xi në Moskë, e cila deri më tani ka vënë në pah miqësinë e tij të ngushtë me Putinin, deklarata e përbashkët e Xi me liderin rus tregon adoptimin me shumicë të narrativave të Rusisë nga Pekini, shkruan Politico.

Lexo Edhe:
“Rusia përsërit përpjekjet për të rifilluar bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, gjë që vlerësohet nga pala kineze”, u tha në deklaratën e përbashkët.
“Rusia mirëpret gatishmërinë e Kinës për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizës në Ukrainë përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, u tha tutje.

Lidhur me linjën e Kremlinit që akuzon “NATO-n dhe zgjerimin i saj” si shkaktare të konfliktit Rusi-Ukrainë, presidenti rus dhe ai kinez, kishin po ashtu diçka për të shtuar.

“Të dyja palët kundërshtojnë çdo vend apo bllok kombëtar që rrezikon interesat e arsyeshme të sigurisë së kombeve të tjera në kërkimi për forma ushtarake, politike ose forma të tjera superioriteti”, u tha tutje në deklaratën e tyre..

Deklarata për Ukrainën u nënshkrua pasi Xi dhe Putin zhvilluan bisedime mbi një gamë të gjerë çështjesh në Kremlin gjatë kësaj të marte.