VIDEO/ Oscar 2023, bëhet viral reagimi i aktores kur kolegia “i rrëmben” çmimin

Angela Bassett është një nga personazhet për të cilat po flitet pak orë pas ceremonisë së Oscars 2023 dhe kjo për shkak të reagimit të saj kur u njoftua se Jamie Lee Curtis fitoi Oscarin për aktoren më të mirë në rol dytësor për portretizimin e saj të një taksambledhëse të ashpër në komedi.


Performanca me shpirt të lirë e Deirdre-së si një punonjëse e vetmuar dhe obsesive e IRS-së, e cila shndërrohet në një dashnore të pasionuar në një univers alternativ, i dha asaj statujën.

Ajo mundi konkurrencën e Angela Bassett (“Black Panther: Wakanda Forever”), Kerry Condon (“The Spirits of Inisherin”) Hong Chow (“The Whale”) dhe Stephanie Hsu (“Everything Everything”).

Angela Bassett nuk dukej shumë e lumtur me fitoren e koleges së saj. Ajo as nuk duartrokiti dhe reagimi i saj ka marrë shumë komente.