U kapën në “shtëpi bari”, detaji që i “nxori zbuluar” 3 shqiptarët në Spanjë (VIDEO)

Policia spanjolle ka vënë në pranga tre të rinj shqiptarë, të moshës 35, 32 dhe 19 vjeç për një plantacion droge.


Ngjarjet datojnë në shkurtin e kaluar, ku pas kryerjes së hetimeve, agjentët lokalizuan fermën, e cila përbëhej nga dy ndërtesa të mëdha prej më shumë se 2000 metra katrorë  të cilat trafikantët i kishin reformuar për t’i përdorur ekskluzivisht për marijuanë, ku dhe banonin tre shqiptarët.

Mediat spanjolle raportojnë se njëra prej shtëpive, në pjesën e sipërme të saj, i kishte gjithmonë dyert dhe dritaret e hapura, pavarësisht nga temperaturat e ulëta tipike të stinës së dimrit. Përveç kësaj, dikush qëndronte gjithmonë brenda si masë sigurie dhe kishin disa qen që mund të lajmëronin në rast se një person i panjohur i afrohej fermës.

Për shkak të dyshimeve se personat mund të mbanin armë zjarri, kanë ndërhyrë disa grupe operacionale.

Në momentin e hyrjes në shtëpi është arrestuar një nga autorët e dyshuar, i cili është pikasu nga kontrolli në ajër, pasi ka tentuar që të arratiset nga çatia.

Policia ka sekuestruae bimë marijuhane gati për t’u mbledhur, si dhe rreth 60 kilogramë marijuanë e thatë, e paketuar dhe gati për shitje, e cila ndodhej brenda njërës prej shtëpive.