Treni në Manastir nuk do të niset! Bojkot në “hekurudha”

Stafi mekanik dhe ekzekutiv i HM Transport kanë njoftuar se kanë nisur bojkotin kur treni i pasdites për Manastir nuk është nisur. Ata kërkojnë rritje të vlerës së poenëve për 30 për qind, tu paguhet pjesa e dytë e pagës për muajin shkurt, tu paguhet puna e natës për konduktorët dhe pagesën për numrin e reduktuar të ekzekutorëve në përputhje me nenin 168 të kontratës kolektive.

Sindikata po ashtu kërkon punësimin e 40 makinistëve, për të cilat, siç thonë ata, në muajin shkurt kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Ministrinë e Financave dhe Qeveri. – Bojkoti do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave. Edhe nëse i lëshojnë pagat sot, bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.