Të ikësh nga ‘parajsa’ Severna Makedonija!

Nedai Shaoli

Kjo është një pyetje që kërkon shumë përgjigje, pasi politika dhe pushteti zemërgjerë u ‘ka krijuar kushte shumë të mira ekonomike dhe sociale’ sa që ata ia mbathin pasi nuk durojnë dot kënaqësinë dhe bollëkun ekonomik të këtij vendi!
Në ‘drzhava Severna’ jeta është bërë e padurueshme për shkak të kizës ekonomike dhe keqqeverisjes nga kjo klasë politike me djenmtë e tyre plëngëprishës, ku për detyrë kryesore i ka vënë vetes si mision të vjedh dhe të grabis, të zhvat dhe të përvetësoj leverditë që dalin nga pushteti derisa janë brenda ‘qypit me mjaltë’, se pastaja nuk i dihet fatit, o në opozitë o në emigrim.
Ndaj, populli ikën nga ‘parajsa Severna’ për një jetë më të mirë në perëndim, për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe pamundësisë për të vazhduar jetën në ferrin e kësaj ‘drzhave’ si i papunë, pa para dhe pa shpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Megjithatë, injoranca dhe militantët nuk dorëzohen, ata do t’i votojnë përsëri po këta lloj politikanësh që para këtij elektorati vetëm kollaret dhe kostumet i ndërrojnë në çdo cikël zgjedhor, si risi për të përçuar gjoja një frymë të re për votuesin besnik në zgjedhjet e radhës.
Gjithsesi, rinia e kuptoi gënjeshtrën e kësaj klase politike për parajsën brenda ‘drzhavës’ që do të krijonte ajo ‘për një jetë më të mirë për të gjithë’ që nuk erdhi kurrë.
Ai slogan i zbarët propagandues për bollëk ekonomik në ‘Severnën’ tonë që përsëritet çdo zgjedhje si ngashënjim për vota dhe rikonfirmim të pushtetit të tyre politik, mori një kthesë tjetër ndaj propgandës së pushtetit duke e braktisur parajsën ‘Severna’, për një jetë më të mirë drejt perëndimit.
Deri kur…?!