Rritet shkalla e vrasjeve në Rusi për herë të parë në 20 vjet

Numri i vrasjeve në Rusi është rritur për herë të parë në 20 vjet, shkruan e përditshmja ruse Kommersant.


Gazeta, e cila citoi të dhëna zyrtare nga departamentet gjyqësore në zonë, tha se kishte pasur një rënie në rastet e vrasjeve dhe tentativave për vrasje nga 32 mijë e 265 në 2002 në 7,332 në 2021.

Megjithatë, kjo shifër u rrit në vitin 2022 me 4% duke u rritur në 7,628 raste vrasjesh dhe tentative vrasjesh, shkruan Skynews.

Të dhënat treguan gjithashtu një rritje të rasteve të vrasjeve në rajonet ruse që kufizojnë Ukrainën.

Raporti u publikua nga shoqata e avokatëve Travmpunkt, e cila ia atribuoi rritjen e vrasjeve faktorëve që lidhen drejtpërdrejt dhe tërthorazi me pushtimin e Ukrainës.