Rinia e Çairit në këmbë, vjen lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti!

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – dega Çair informon se si asnjëhërë më parë janë organizuar për tubimin “Bashkë për Europë” të liderit Ali Ahmeti që do të mbahet sonte me fillim prej ora 19 në sallën “Shaban Tërsten” në Shkup”, informon Politiko.mk

Nga atje thonë se do të jetë një spektakël i vërtet, dhe se tanimë një numër i madh i të rinjve dhe të rejava nga Shkupi e kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre.

Edhe zëvendëskryeministri i parë – Artan Grubi përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se se Çairi është mobilizuar maksimalisht për pritjen madhështore të liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti.