Rama me tre kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është takuar me tre kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një foto me to, Rama shprehet se tanimë, 3 kampionet janë edhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkroi Rama në Facebook.