Përplasje fatale për duhanin, 37-vjeçari goditet me thikë për vdekje në sy të vajzës

Ai po priste t’u vinin pijet sëbashku me vajzën e tij të vogël. Vetëm pak çaste më vonë Paul Stanley Schmidt 37 vjeç mbeti i vdekur, pasi u godit me thikë në sy të vogëlushes Erica 3 vjeçe.

Debati me një duhanpirës çoi në vdekjen e burrit në Kanada të dielën.

Gjithçka ndodhi kur e fejuara e Schmidt, Ashley Umali, po merrte diçka për të pirë.

Nëna e viktimës, Kathy Schmidt, e përshkruan si ndodhi sherri.

“Gjithçka filloi kur djali filloi të pinte duhan pranë fëmijës.”

Paul ka debatuar me të dhe i ka kërkuar të ndalojë. Më pas i huaji e sulmoi atë.

“Gjithçka duket shumë e gabuar. Ai thjesht po përpiqej të mbronte vajzën e tij. Unë jam ë zemëruar dhe ë trishtuar. Ashley është në shok. Ajo i pa të gjitha. Është e shkatërruar” tregon e ëma.

Një dëshmitar okular që qëndronte vetëm pak metra më tutje e filmoi krimin. Në një video që u shfaq më vonë në internet, shihet autori i veshur me pantallona sportive të kuqe dhe një xhaketë me kapuç që godet me thikë Paulin.

Autori, një 32-vjeçar me origjinë indiane, u arrestua në vendngjarje dhe u akuzua për vrasje.