Përfundon sezoni për Tomiyasun

Sezoni për Takehiro Tomiyasun ka përfunduar para kohe.


Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi japonez i është nënshtruar operacionit, të cilin e ka kaluar me sukses.

Tomiyasu kishte pësuar lëndim në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.
Klubi londinez konfirmoi se 24-vjeçari do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.