Osmani: Borrelli ndryshoi narrativin ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është mysafir në ClickPlus në TV21.

Tha se ajo çfarë u pa në Ohër, në takimin ndërmjet presidentit Aleksandar Vuçiqit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Osmani tha që ai takim ndryshoi edhe narrativin ndaj dialogut edhe të Josep Borrelit, përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian.

“Ajo që e vërejta në konferencën e Borrelit, ishte një ndryshim në narrativ. Nëse e vëreni në konferencë, zotëri Borrell fliste për marrëveshje Kosovë – Serbi. Ky është një ndryshim kualitativ në narrativ”, tha Osmani dhe shtoi:

“Nga ai moment ai veç më emëron Kosovë-Serbi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm se në çfarë drejtimi shkon marrëveshja”.