Një investim i madh vjen nga Adem Avziu për Kodrën e Diellit (VIDEO)

Vazhdojnë investimet në Kodrën e Diellit. Drejtori i Elem-TURS, Adem Avziu sot ka promovuar dy makina për rregullimin e shtiqeve të skijimit.


“Investime të reja në Kodrën e Diellit për përmirësimin e ofertës së Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit”!

Pas më shumë se një dekade, në Kodrën e Diellit këtë vit investuam në 2 (dy) makina për rregullimin e shtigjeve të skijimit, PistenBully 600 Polar dhe Prinoth BEAST, të cilat padyshim do të kontribuojnë në modernizimin e Ski-Qendrës dhe përmirësimin e ofertës duke krijuar kushte optimale të skijimit me përpunimin cilësor të borës në shtigjet e skijimit. 🏔️
Kënaqësia e vizitorëve tanë është synimi ynë parësor!” ka shkruar Avziu pasi ka promovuar dy makinat e reja.

Nga ana tjetër drjetori Adem Avziu është drejtori i parë i cili bëri ndryshime të mëdha dhe i dha një imazh tjetër Kodrës së Diellit brenda viteve të fundit.

Sot Kodra e Diellit vizitohet nga njerëz nga rajoni dhe vendet evropaine./TS/