Një e vrarë 5 të plagosur në Tiranë, mes tyre edhe një fëmijë

Ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal te Don Bosko në Tiranë, ku ka humbur jetën banakierja e lokalit.


Ngjarja ka ndodhur në një lokal afër xhamisë.

Deri më tani raportohet se tek Trauma kanë shkuar 5 persona, mes tyre një fëmijë që ka marrë plumb në këmbë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën./noa/