Ngrirja e çmimeve e shembë ekonominë liberale,duhet kompenzim jo ngrirje

Muajve të fundit qeveria ka marë vendime për ngrirjen e çmimeve të disa artikujve ushqimorë bazike të konsumit primarë. Me shkas që të zbutet kriza e theksuar dhe rënja e standardit jetësor të qytetarëve.
Qeveria ka qëllim të mire që t’u ndihmoje shtresave sociale dhe të mesme,në përgjithësi gjithë populates të cilëve u është rënuar standardi nga kriza globale.
Mirëpo shikuar nga aspekti ekonomik këto vendime të qeverisë u ngjajnë shteteve dogmatike,sepse ne si shtet jemi daklaruar dhe kërkesën për antarsim në UE-në e kemi të deklaruar si shtet i ekonomisë liberale, ofertën e lire të tregut. Dhe se çmimet i cakton oferta dhe kërkesa e lirë e tregut.
Sipas folozofit të ekonomisë liberale Ludvig Fon Mizas, i cili ka thënë se faktor kryesor i problemeve ekonomike është përzierja e shtetit në rjedhat e tregut.
Prandaj edhe ekonomistët e vendit e kanë një mendim të ngjajshëm. Qeveria për mos ta prishë rjedhjen e tregut,do ishte e arsyeshme që tregtarëve t’ua kompenzojë dallimin e çmimit për normën e uljes së çmimit për artikullin në fjalë. Se përndryshe munden të ndodhin reperkusione ekonomike, dhe devijim nga furnizimi i mallrave nga ana e trgtarëve për mallrat të cilat janë në listen e ngrirjes.
Dhe do të ndihet mungesë e atyre mallrave, për t’i kënaqë nevojat primare popullata, mundet të vijë deri te dabalanci i kërkesave.
Nexhat Bexheti