Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

Izraeli është një vend sovran që nuk merr vendime bazuar në presionet nga jashtë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden.


Lideri i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Natanjahut të heqë dorë nga plani për reformën në drejtësi, që do tkurrte kompetencat e sistemit gjyqësor dhe do të forconte kontrollin e qeverisë ndaj tij.

Kryeministri izraelit u detyrua të shtyjë planet pas revoltës së paprecedentë popullore. Shtëpia e bardhë fillimisht kërkoi gjetjen e kompromisit lidhur me çështjen, por të martën Biden shkoi më tej në thirrjen e tij. Joe Biden

“Shpresoj shumë që të heqë dorë nga reforma”. Por ndërhyrja e Biden nuk është pritur mirë nga kryeministri Netanjahut. Ai tha se nuk merr vendime bazuar në presionet që vijnë nga jashtë.

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij dhe jo bazuar në presionet nga jashtë, përfshirë edhe miqtë tanë më të mirë”.

Netanjahu shtoi se administrata e tij po përpiqej të bënte reforma “me një konsensus të gjerë” dhe se është e përkushtuar ndaj demokracisë. Megjithatë, ai u kujdes të theksonte se aleanca mes Izraelit dhe SHBA është e pathyeshme dhe i tejkalon mosmarrëveshjet e herë pas hershme.