Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Isuf Ceka nga Tetova

Ish ushtari i UÇK-së, Isuf Ceka ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur miq të të ndjerit përmes një njoftimi mortor në rrjetin social Facebook.

Njoftimi i plotë

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Isuf Ceka ish ushtar i UÇK-së në Kosovë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Varimi i të ndjerit do të bëhet nesër pas namazit te iqindis te varrezat e qytetit në Tetovë.

Ngushëllime për miqtë, shokët dhe familjen Ceka.