Mickoski në takimin me përfaqësuesin special nga Rumania për Ballkanin Perëndimorë, Davidoj

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Timço Mucunski sot kanë realizuar takim me përfaqësuesin e Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Andrian Davidoju.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE, në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike, procesin eurointegrues, si dhe angazhimin më të madh ndaj sfidave të sigurisë si vend anëtar i Aleancës së NATO-s.

“Mickoski theksoi se Maqedonia e ka qeverinë më të korruptuar, duke informuar se dëshmi për këtë janë aferat e përditshme dhe krimi në të cilin pjesëmarrës të drejtpërdrejt janë zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues nga LSDM-ja dhe BDI-ja, ndërsa qytetarët jetojnë në varfëri, qeveritarët mbushin xhepat me paratë e shtetit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me sfidat e sigurisë, siç u tha, Mickoski theksoi se është e kërcënuar siguria e qytetarëve dhe e shtetit, ndërsa qeveria reagon shumë pa sukses dhe jo në kohë, duke shtuar se institucionet duhet t’i përkushtohen sigurisë, paqes dhe stabilitetit të shtetit dhe qytetarëve.

Mickoski, siç theksohet, tha se Qeveria po tenton që me forcë t’i kalojë ndryshimet kushtetuese dhe i gjithë ai proces, sipas tij, është jolegjitim, sepse qeveria nuk ka mandat dhe mbështetje nga qytetarët. Sipas Mickoskit, negociatat me Bashkimin Evropian duhet t’i fillojmë sa më shpejt, por ato duhet të bazohen vetëm në kritere dhe vlera evropiane.

“Pikërisht për këtë, si dhe krimin dhe korrupsionin, situatën katastrofike ekonomike, Mickoski ka treguar se është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të shpejta të parakohshme parlamentare”, thuhet në kumtesë.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi duhet të vazhdojë të zhvillohet.