Lideri kinez Xi Jinping mbërrin në Moskë

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka mbërritur në Moskë për një vizitë tre-ditore ku do të takohet me homologun e tij rus, presidentin Vladimir Putin, sipas medias shtetërore TASS.

Është hera e parë që udhëheqësi i Kinës viziton fqinjin dhe aleatin e tij të ngushtë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të plotë të Ukrainës.

Xi Jinping është planifikuar të hajë drekë me presidentin rus përpara një takimi jozyrtar kokë më kokë këtë pasdite.

Bisedimet zyrtare me delegacionet janë planifikuar për nesër.