Kërcënon Moska: Rreziku i konfliktit bërthamor në nivelin më të lartë në dekada

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha sot se rreziku i konfliktit bërthamor është në nivelin më të lartë në dekada, duke paralajmëruar se Moska është në një konflikt të hapur “de fakto” me Uashingtonin për luftën në Ukrainë.


Ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta ose të hapura me Uashingtonin për të rivendosur traktatin e ri START të reduktimit të armëve bërthamore, nga i cili Rusia u tërhoq në shkurt.

Duke folur në një ngjarje të titulluar “Një botë pa START: Çfarë është më pas “, Ryabkov tha se nuk kishte asnjë dyshim që Rusia të rivendoste traktatin për momentin, duke kritikuar atë që ai e quajti “kursin armiqësor” të Uashingtonit ndaj Moskës.

“Nuk do të doja të hyja në një debat nëse probabiliteti i një konflikti bërthamor është i lartë sot, por është më i lartë se çdo gjë që kemi pasur në dekadat e fundit, le ta themi kështu,” tha Ryabkov, siç raportohet nga Interfax.