Këngëtarja Bebe Rexha ndan foton e rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pubikoi së fundmi për ndjekësit e saj disa fotografi të ndryshme nga një fundjavë e kaluar me familjarë dhe miq në shtëpinë e saj në Los Angeles.


Ajo gjithashtu ndau një fotografi të rrallë të saj, e realizuar nga fëmijëria, ku shihet krahas prindërve: Flamur e Bukurije Rexha. Artistja nuk ka hezituar asnjëherë që me krenari ta theksojë prejardhjen e saj shqiptare.

Bebe vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.