Haradinaj kritika partive tjera opozitare: Nuk janë serioze

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj PDK-së e LDK-së, lidhur me qasjen ndaj marrëveshjes, respektivisht planit franko-gjerman.
Në një intervistë dhënë ABC News, Haradinaj ka thënë se marrëveshja respektive nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale, por nuk ka asgjë të keqe, përcjell lajmi.net.


Në anën tjetër, ai ka ftuar partitë që të ofrojnë edhe alternativat.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

“Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën.“, tha Haradinaj.