Gashi takohet me Zaevin, çfarë plani ëndërrojnë?

Të dy dikur në qeveri ndërsa tani janë jashta saj.Bëhet fjalë për ish liderin e LSDM-së dhe ish kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e Alternativës Afrim Gashi shkruan Tetovasot.


Ata të dy janë parë duke drekuar bashkë por nuk dihen arsyet e këtij takimi midis tyre dhe planet që ata mund të kenë bashkërisht qoftë edhe në ndonjë bashkëveprim të ri politik në të ardhmen.

Ndryshe Zoran Zaev u largua nga funksionet e larta nga LSDM pas rezultatit të dobët në zgjedhjet lokale ndërsa Afrim Gashi para pak ditësh u largua nga qeveria e Maqedonisë së Veriut pas hyrjes së ASH-së.Tetovasot.