Dy të rinj nga Sllupçani arrestohen për vjedhje në Rramanli

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy persona nga Sllupçani. Të njëjtit dyshohen se kanë vjedhur në fshatin Rramanli


“Më 19.03.2023 në ora 17:30, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria A.S.(18) dhe N.M.(19), të dy nga fshati Sllupçan, rajoni i Likovës. Ata dyshohet se me 28.02.2023 kanë hyrë me dhunë në një lokal shitës në fshatin Rramanli dhe kanë marrë disa sende. A.S. dhe N.M. janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.