Çairi sot mirëpret liderin e shqiptarëve Ali Ahmeti!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në Facebook shkruan se Çairi është mobilizuar maksimalisht për pritjen madhështore të liderit të shqiptarëve Ali Ahmeti për tubimin qendror që do të mbahet nesër në mbrëmje.


Njoftimi i plotë:

Më paska marrë malli për kështu mobilizimi dhe euforie në pritje të liderit kombëtar Ali Ahmeti në Shkup!
Të gjitha mahallat, krejt Çairi n’kom, n’kam, në këmbë e si ta doni, sepse i madh e i vogël po flet që ai po vjen dhe do të vijnë pēr ta dëgjuar porosinë e tij! E unë ju premtoj spektakël të paparë gjer më sot në tubimet tona, në veçanti për të rinjtë.
Mos e leni pa ardhë dhe më pas të dëgjoni nga të tjerët se si ka qenë të jesh pjesë e tubimit historik ku do të ndërtohet e ardhmja!
E hënë, 20 mars, ora 19:00, salla Shaban Trstena, Çair, Shkup!