Breshka 90-vjeçare bëhet “baba”/ 3 të vegjëlit e saj ndodhen në kopshtin zoologjik “Houston”

Përditësimi i fundit 20 Mars 2023, 14:14
Një breshkë e rrallë 90-vjeçare është bërë baba i tre të vegjëlve. Stafi i koopshtit zoologjik në SHBA, është surprizuar për shkak të moshës së madhe të kësaj specie që rrezikon zhdukjen.


Në kopshtin zoologjik “Houston” në Shtetet e Bashkuara të gjithë u surprizuan kur një nga breshkat e habitatit, u bë baba i tre të vegjelve për herë të parë, në moshë të madhe, plot 90 vjeç.

Breshka e quajtur Pickles dhe “bashkëshortja” mirëpritën tre të vegjël që u quajtën: Dill, Gherkin dhe Jalapeno. Të vegjlit ishin një surprizë edhe për stafin.

Shkencëtarët zbulojnë kontinentin e zhdukur pas 375 vjetësh
Një nga kujdestarët e Koopshtit u ndodh pranë ndërsa breshka po shtronte vezët e saj në kohën e mbylljes, sipas kopshtit zoologjik. Ekipi më pas i vendosi vezët në shtëpinë e zvarranikëve dhe amfibëve.

“Toka në Houston nuk është mikpritëse për breshkat vendase të Madagaskarit, dhe nuk ka gjasa që vezët të kenë kapur më vete nëse kujdestari nuk do të kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha kopshti zoologjik në një postim.