Bie sistemi, pritje të gjata në vendkalimin kufitar Tabanoc

Fundjava siç duket sërish ka shkaktuar probleme për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare Tabanoc.


Në redaksinë e Klan M, qytetarët ankohen se pritje të gjata dhe kolona të mëdha veturash janë duke pritur për hyrje në Maqedoninë e Veriut më shumë se nga një orë.

Siç mëson Klan M, arsyeja është se ka rënë sistemi në kufi dhe kjo e bën të ngadalsohet procedura e kalimit, problem ky që ka ndodhur edhe disa herë tjera.