Bernardin Jakaj triumfon ndaj kundërshtarit serb, gjyqtarët vendosën unanimisht për fitoren e kosovarit

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, ka shënuar fitore ndaj boksierit serb, Marko Nikolic.

Meçi i takoi kategorisë gjysmë të rëndë, teksa u zhvillua në Austri.

Jakaj e dominoi këtë meç dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.

Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.
Për 25-vjeçarin ishte kjo fitorja e tij e 14-të në boksin profesionist, nga po aq meçe të zhvilluara deri më tani.

Për Nikolicin ishte humbja e tretë, krahas 30 fitoreve.