Arrestohet personi që sulmoi bashkëshorten dhe nënën e tij

       Mbrëmë (29-mars) rreth orës 20:40, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria personin K.K. (41) nga një fshat i rrethit të Tetovës, i cili paraprakisht kishte qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare se kishte sulmuar fizikisht atë dhe nënën e tij. Sipas raportit, ai gjatë sulmit kishte përdorë edhe një mjet metalik. I njëti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse.TS