Aksion i policisë në Tetovë, dënohen katër gra dhe dy meshkuj që lypnin

Dje (23- mars) nga ora 11:30 deri në ora 15:00 në disa lokacione në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale kanë zhvilluar aktivitet për trajtimin e lypjes si fenomen ilegal dhe antisocial. Në aksion janë sanksionuar 4 gra dhe një mashkull nga Tetova dhe Shkupi me parashtresa përkatëse në pajtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (neni 24). Tre nga gratë ishin së bashku me fëmijë të mitur.