Visar Ganiu në 2020: Faleminderoj Qeverinë për çerdhen “Fidani”, Visari në 2023: Uaaa Qeveria

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu për dy vite ka harruar shumë,  çka ka thënë e çka ka bërë. Në vitin 2020 ka falemenderuar qeverinë për mbështetjen e madhe që i jep komunës së Çairit gjegjësisht për ndërtimin e çerdhes Fidani një ndër çerdhet më të mëdha në vend.


Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Çairit është ndër komunat më të dendura në Evropë, ndërtimi i këtij objekti do të zmadhojë kapacitetet infrastrukturore të arsimit dhe do ti përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojës aktuale për
inkuadrimin e gjeneratave të reja në procesin edukativo – arsimor. Padyshim se kjo çerdhe që do të jetë ndër më të mëdhajat në territorin e vendit do ti jep një dimension më cilësor edukimit të fëmijëve tanë.” ka thënë Visar Ganiu në vitin 2020 kur edhe është hedhur gurëthemeli i çerdhes Fidani në Çair duke i faleminderuar përfaqësuesit e qeverisë për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti

Vlen të theksohet se gurthemelin e çerdhes e vënduan zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, ministri për punë dhe politikë sociale znj. Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti,deputetë, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit.

Sot pas dy viteve kryetari i Çairit thotë se për çerdhen Fidani nuk i ka meritat kjo qeveri madje ai kritikon se kjo qeveri nuk kujdeset për Çairin.

Vendimi për ndërtimin e Çerdhes në Çair u soll nga qeverisja e kaluar” thotë sot Visar Ganiu pra në vitin 2023.

E pra cilit Visar tani ti besojmë atëherë kur është hedhur gurthemeli apo tash kur bën statuse në Facebook?

 

Më poshtë keni fotografitë e gurthemelit të Çerdhes Fidani në Çair në vitin 2020.

 

Visar Ganiu në 2023