Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i të vdekurve shkon në mbi 4 mijë e 800

Numri i të vdekurve shkon në më shumë se 4800


Në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të tërmetit është rritur në 3381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë.

Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thotë se 20 mijë e 426 të tjerë janë lënduar dhe 5775 ndërtesa janë shembur, raporton BBC.

Numri i ri e çon numrin e kombinuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4 mijë e 890.