Si të bëhen donacione më të sigurta për ndihmë ndaj tërmeteve në Turqi e Siri

Agjeci monitorimi rekomandojnë që para bërjes së donacioneve njerëzit të kërkojnë ku të japin paratë e ndihmës për katastrofën, duke zgjedhur nga listat e bamirësive më efektive.

Tërmete shkatërrimtare kanë vrarë mijëra njerëz në jug të Turqisë e në veri të Sirisë, ndërsa dhjetra vende kanë dërguar grupe kërkimi e shpëtimi për situatën e vështirë.

Për ata që kërkojnë të bëjnë donacione, grupet e bamirësisë dhe ato të monitorimit të rrjetit sugjerojnë që të merren fillimisht disa hapa bazë, shkruan rrjeti i Katarit, Al Jaseera.