SHBA rrit normën bazë të interesit

Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka rritur me 0.25 për qind normën bazë të interesit. Sipas sistemit qendror i bankes amerikane, norma bazë e interesit pritet të rrites sërish për të vënë nën kontroll inflacionin.


Në njoftimin zyrtar rezerva federale thekson se rritja e vazhdueshme në intervalin e synuar do të jenë të përshtatshme në mënyrë që të sigurohet se po vënë nën kontroll presionet e çmimeve.

Rritja e fundit e Komitetit Federal të Tregut të Hapur e çon normën e fondeve federale midis 4.5 – 4.75 për qind, niveli më i lartë që nga shtatori 2007.

Ndërsa inflacioni ishte “ulur disi”, ai mbetet ende i lartë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i Fed-it, Jay Poëell, tha se ndërsa kishte disa shenja “inkurajuese” se presionet e çmimeve po lehtësoheshin, nevojiten më shumë prova për të qenë të sigurt se inflacioni është në një rrugë të qëndrueshme rënëse.

Rezerva Federale ka qenë e ashpër në trajtimin e inflacionit të lartë, i cili shpesh ka qënë më i larti në dekada, në muajt e fundit, duke rritur normat e interesit me një ritëm të shpejtë.

Së fundmi, norma e inflacionit në SHBA vazhdoi të bjerë, një shenjë e sukseseve të para të politikës strikte monetare. Në dhjetor, çmimet e konsumit u rritën me 6,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.