Rruga Tetovë -Kodra e Diellit e pa pastruar

Lajm i mirë është se në Kodrën e Diellit ka mjaftueshëm borë për turistët e shumtë që po frekuentojnë këtë vend por lajmi i keq janë rrugët e papastruara që përbëjnë rrezik kryesorë në qarkullim shkruan Tetovasot.
Por kjo i ka edhe përgjegjësit kryesorë që duhej në fakt t’a kryenin punën e tyre edhepse për të njëjtën ata kanë marrë edhe tenderë.


NP “Rrugët e Shtetit” duhet të pastrojë pjesën kryesore të rrugës nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, ndërsa -Anrra-Centrum duhet të pastrojë brenda rrugicat në Kodrën e Diellit.
Por realiteti atje në atë zonë të frekuentuar turistike është krejtësisht ndryshe dhe janë pamjet që e dëshmojnë këtë.

Sot për shkak të mos pastrimit të borës janë bllokuar shumë vetura shkaku se edhe nuk kanë ku parkohen të njëjtat.Tetovasot