Qytetari nga Luboteni i përgjigjet “Grupit të Zjarrit” dhe Izet Mexhitit

“Grupi i Zjarrit” nga tubimet në sallone dasmash ka zrbitur në sallone shtëpiash. Sonte kanë qenë prezent në Luboten ku nga atje kanë lëshuar porosi për BDI-në dhe Ali Ahmetin që të shkarkoj Artan Grubin dhe ministrat tjerë të BDI-së që i ka caktuar lideri Ahmeti.

Sipas Izet Mexhiti nga “Grupi i Zjarrit” kjo është një iniciativë e qytetarëve.

Pas kësaj thirrje, menjëherë kanë nisur reagimet e qytetarëve të Lubotenit ku një qytetarë thotë se Luboteni ka votuar subjektin politik dhe jo individ që të jap propozime se kush duhet të jet në krye apo jo

Propozimi i vërtet nga Luboteni është që të punohet për kushtet elementare të banorëve të saj! Luboteni është në harresë dhe si asnjëher më parë nuk i interesojnë se kush mban bajrakun apo kush duhet të mbajë.. Luboteni ka votuar subjektin politik dhe jo individ që të jap propozime se kush duhet të jet në krye apo jo. Fundi fundit të gjithë kur kemi votuar keni qenë sëbashku,që i bie se të gjithë bartni përgjegjësi për premtimet parazgjedhore!” ka shkruar Senad Saliu nga Luboteni.