Osmani: Sulmet mbi Ali Ahmetin të kordinuara, nga armiqtë dhe miqtë e tyre

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në fjalimin e tij para banorëve të Jegunovcit ka deklaruar se cdo rikthim dhe devijim nga rruga për ku është nisur Maqedonia do të mund të kthehet në të njëjtën situatë si kemi qenë në vitin 2016.

Osmani ka deklaruar se sulmet mbi Ali Ahmetin dhe BDI-në janë vetëm për shkak se ajo është faktor stabilizimi.

“Stabiliteti jonë I shtetit ka gjetur të papërgaditura shumë shtete tjera, sepse ishim projektuar si vend jostabil, për tu prish paqja dhe fqinjësia që dikush e përdorte sit ë donte. Tanimë kjo sustë e konflikteve nuk funksionon, sepse më nuk jemi vend rezervë I krizës, tanimë ëdhe përçarësit e kuptuan se arsyeja pse më në këtë vend nuk ndizen konflikte por ka stabilitet, është pikërisht Ali Ahmeti. Kjo fushatë tashmë koncentrohet vetëm në një pikë, pro Bashkimit Europian. Këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të kaloj në pikën e pakthimit, ndyshimet kushtetuese janë momenti kyç që Maqedonia e Veriut të tregoj maturi dhe unitet, të rrumbullaksohet projekti Bashkë për Europë. Dua ta citoj liderin Ahmeti, që tha se vendin në BE e çojnë shqiptarët e maqedonasit, por unë do thoja që neve na forcon NATO dhe BE. NATO-n tashmë e kemi e do ta kemi edhe BE-në”, deklaroi Osmani.