Ndalohet 48 vjeçari nga Gostivari për prishje të rendit dhe qetësisë publike

  Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i punëve të brendshme, mbrëmjen e djeshme (07-shkurt) në ora 19:50 e kanë ndaluar 48-vjeçarin V.D. nga Gostivari  i cili ka cenuar rendin dhe qetësinë publike dhe ka denoncuar në mënyrë të rreme ngjarjen.  Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.Ts