Mrekulli: Vajza e vogël nxirret e gjallë pas 12 orësh nën rrënojat e tërmetit shkatërues në Turqi (VIDEO)

Ky është momenti ku autoritetet turk kanë nxjerrë nga rrënojat një vajzë e vogël, e cila fatmirësisht ishte gjallë pas 12 orësh në beton.

Ajo duket sikur nuk ka dëmtime të rënda në trup, përpos hutimit dhe frikës për shkak të qëndrimit disa orë nën strukturash të shembura betoni.

Deri më tani më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.

Një thirrje nga Arda Turan drejtuar mbarë botës pas tërmetit që goditi Turqinë: Populli ynë ka nevojë për ndihmën tuaj

“Është vështirë!” Zukali për tërmetin: 2900 pallate janë rrëzuar, sa njerëz banonin në to?
Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën.

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan tha se nuk mund të parashikojë se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Kjo është fatkeqësia më e madhe e vendit që nga viti 1939, u tha Erdogan gazetarëve, duke shtuar se 2818 ndërtesa u shembën si pasojë e lëkundjeve të forta.