Momenti i nxjerrjes së fëmijës 2 vjeçar nga rrënojat në Turqi, nga ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së (VIDEO)

Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili është dërguar në Turqi për ndihmë pas tërmetit, e ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare.Ata kanë publikuar një video ku shihen teksa e nxjerrin nga gërmadhat vajzën e vogël.


Pos saj, ata kanë identifikuar edhe nënën e vajzës, e cila ende gjendet nën rrënoja.Në një komunikatë për media, thuhet se ekipet e Kërkim – Shpëtimit të FSK-së që nga mëngjesi janë duke operuar me kapacitete të plota në qytetin Hatay të Turqisë.