Misajllovski: VMRO-ja e ndihmoi Taravarin dhe Kasamin për t’i fituar zgjedhjet

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajllovski, ka thënë se partia që përfaqëson ai ka ndihmuar Arben Taravarin që t’i fitojë zgjedhjet në Gostivar, siç e ka ndihmuar Levizjen Besa për të fituar në Tetovë. Këto komente, Misajllovski i ka bërë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, duke folur për nevojën e bashkëpunimit opozitar.

“Ne kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në Gostivar dhe këtë nuk e fshehim. Kemi pasur bashkëpunim, VMRO-DPMNE-ja me Aleancën edhe në zgjedhje sepse VMRO-DPMNE-ja ndihmoi Taravarin që të bëhet kryetar komune. Por, jo vetëm në Gostivar edhe në vende tjera ndihmuam. VMRO-DPMNE-ja ndihmoi edhe BESËN, flas për zgjedhjet e fundit. Dhe ky bashkëpunim do të zgjasë gjithmonë si opozitë, është normale dhe kështu duhet të duket në një shoqëri pluraliste dhe mendoj se duhet të ketë bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen”, tha Misajllovski.