Man Utd fiton ndaj Nottinghamit dhe kualifikohet në finale të Carabao Cup

Manchester United është kualifikuar në finale të Carabao Cup.


“Djajtë e Kuq” fituan dy ndeshjet direkte me Nottingham Forest për t’u kualifikuar tutje.

Pasi fitoi në ndeshjen e parë 3:0, Man Utd fitoi edhe në duelin e dytë me rezultat 2:0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Manchester Unitedin që kishte komoditetin e rezultatit nga ndeshja e parë.

Më pas në minutën e 73-të Martial kaloi vendasit në epërsi, kurse tre minuta më vonë Fred dyfishoi epërsinë e vendasve.